VIDEO/ Në Bundesligë lind një yll i ri, Abrashi një hap larg ëndrrës europiane (REZULTATET)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 17:33

VIDEO/ Në Bundesligë lind një yll i ri, Abrashi një hap larg ëndrrës europiane (REZULTATET)

Përfunduan 5 takimet e para të javës së 18-ë të kampionatit gjerman.

BORUSIA

Kryefjalë e ditës së sotme është padyshim ylli norvegjez i Borusia Dortmundit Erling Haland, i cili shkroi faqen e parë në Gjermani duke realizuar tripletë që në debutim me verdhezinjtë.  Përveç aspektit personal, Haland arriti që me 3 golat e tij t’i jepte fitoren e çmuar ekipit nga Vestfalia, të cilët arritën ta përmbysnin sfidën me Augsburgun nga 3-1 në 3-5.

Rashica nuk shënon me Verder Bremenin në sfidën e “mbijetesës” kundër Dyseldorfit, por skuadra e tij arriti të merrte fitoren e parë pas katër humbjesh radhazi. Mjaftoi goli i finlandezit Niklas Mosainder që Verderi të buzëqeshë për herë të parë pas një periudhe të gjatë errësire.

Ditë e mbarë për Frajburgun e futbollistit të kombëtares sonë Amir Abrashi, e cila triumfoi ndaj Mainzit 1-2 duke e parë veten tashmë në vendin e gjashtë në kampionat, pozicion që e dërgon në fazën play-off për të marrë pjesë në Europa Ligë sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, rezultatet e sfidave të tjera të orës 15:30 në kampionatin gjerman janë:

Këln-Volfsburg 3-1
Hofenhaim-Eintraht Frankfurt 1-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"