VIDEO/ Në Bjellorusi nuk e njohin koronavirusin, sulmuesi i Shqipërisë troket duart pa problem me tifozët pas fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 21:23

VIDEO/ Në Bjellorusi nuk e njohin koronavirusin, sulmuesi i Shqipërisë troket duart pa problem me tifozët pas fitores

Pavarësisht se pjesa më e madhe e botës ka marrë masa ekstreme për izolimin e qytetarëve prej infektimit të mundshëm me koronavirus, në Bjellorusi jeta futbollistik dhe e përditshme vazhdon pa probleme. Kjo mund të shikohet në videon pas fitores së skuadrës së sulmuesit shqiptar Azdren Llullaku, Shakhtjor Soligorski, në fushën e Godojeras.

llullaku_1

Sulmuesi kuqezi përshëndetet me tifozët e skuadrës së tij pa kurrfarë frike madje duke përplasur dhe duart me ta, megjithëse në shumë vende të Europës dhe pjesën tjetër të botës aktivitetet futbollistike janë ndërprerë. Ndërkohë, edhe pse shteti bjellorus ka lejuar vazhdimin e aktiviteteve publike duke mos marrë masa kundër përhapjes së koronavirusit, në stadiumin e Godojeras numri i tifozëve në ndeshjen e sotme ka qenë i lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"