VIDEO/ Në Bjellorusi injorojnë koronavirusin, Bakaj i jep një dorë ekipit për të marrë 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 18:42


VIDEO/ Në Bjellorusi injorojnë koronavirusin, Bakaj i jep një dorë ekipit për të marrë 3 pikët

Dinamo Brest, skuadra me të cilën luan futbollisti shqiptar Elis Bakaj gjeti fitoren e parë në këtë  sezon në kampionatin bjellorus të futbollit.

EUMb80IWAAsD707

Vetë ish-futbollisti i Kategorisë Superiore kontribuoi në sigurimin e 3 pikëve të skuadrës së tij. Bakaj ndihmoi në shënimin e golit të vetëm dhe vendimtar të takimit midis Slutskit dhe Dinamos së Brestit duke krosuar saktë goditjen e dënimit, e cila u shfrytëzua në mënyrën e duhur nga ukrainasi Milevski.

Bakaj synon këtë sezon të fitojë titullin kampion në Bjellorusi, ndërsa fitoi sezonin e kaluar Kupën e Bjellorusisë e Shakhtior Soligorskin, ndërsa me Dinamo Brestin fitoi Superkupën e Bjellorusisë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com