VIDEO/ Ndryshimi tërësor i regjimit, Kombëtarja stërvitet në temperatura të ulta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 18:57

VIDEO/ Ndryshimi tërësor i regjimit, Kombëtarja stërvitet në temperatura të ulta

Kombëtarja në Kazakistan përballet me një ndryshim tërësor të regjimit. I pari është orari, që bëhet fjalë për ndryshim me katër orë avancë në raport me Shqipërinë. E dyta, dhe shumë e rëndësishme, është se në Kazakistan bëhet fjalë për një mot të kthjellët, por të ftohtë. Sipas parashikimit të motit, pritet që temperaturat minimale të jenë pranë zeros dhe maksimalet deri në 12 gradë këtë të diel që do të luhet edhe ndeshja.

KAZAKISTAN

Kuqezinjtë zhvilluan ditën e sotme seancën stërvitore ne stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, teksa vihet re se futbollistët e kombëtares mbanin veshur fanella me mëngë të gjata, ndërkohë që stafi teknik ishte i pajisur me xhup, duke konfirmuar kështu temperaturat e ulta.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"