VIDEO/ Ndodhte 19 vite më parë! Kur Ronaldo qante dhe Bufon tallej, Lacio i hoqi titullin Interit dhe ia dha Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 13:34

VIDEO/ Ndodhte 19 vite më parë! Kur Ronaldo qante dhe Bufon tallej, Lacio i hoqi titullin Interit dhe ia dha Juventusit

Ndodhte fiks para 19 viteve, më 5 maj 2002, një nga ngjarjet më të bukura dhe të hidhura njëkohësisht.

59774703_2186789591403713_9165725776081846272_n

Edhe pse për shumë kjo është data e “falënderimeve” për juventinët, në të vërtetë Lacio shkroi një nga ditët më të errëta të historisë zikaltër, duke qenë se atë me fitoren 4-2 jo vetëm i mohoi titullin kampion Interit, duke ia dhuruar atë Juventusit, por në të njëjtën kohë bëri të qajë Ronaldon, aq sa detyroi edhe largimin e tij nga milanezët, në drejtim të Realit të Madridit.

Për të kaluar te titulli, pas humbjes së Interit, Juventusi në anën tjetër luante me Udinezen, ku torinezët nuk falën, duke triumfuar 2-0 dhe në fund festuan si të çmendur, pasi morën titullin kampion, në një kampionat ku rivaliteti ishte më i ashpër se kurrë. Ngjarje që do mbetet gjatë në historinë e futbollit.

Në vitin 2002, golat e Kristian Vierit dhe Di Baxhios dhanë iluzionet e një suksesi komod për Interin, por fatet në “Olimpico” ndryshuan shpejt. Dygolëshi i Karel Poborskýt dhe rrjetat e Simeones dhe Inzagit përmbysën gjithçka.

Nga ajo pasdite, e kthyer në makth për tifozët interistë, mbetën në mendje lotët e brazilianit Ronaldo në pankinë. 75 mijë tifozë ishin në stadiumin “Olimpico”. Historia e Lacios dhe Interit, kohët e fundit është shkruar shpesh në javët finale, duke diskutuar gjithmonë pikë të vyera. Megjithatë, kapitujt e historisë nuk fshihen dhe asnjë interist nuk do të mund ta harrojë “5 majin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"