VIDEO/ Ndodh në Maqedoni! Arbitri përsërit penalltinë, lojtari “lë nam” me stilin “Panenka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 12:28

VIDEO/ Ndodh në Maqedoni! Arbitri përsërit penalltinë, lojtari “lë nam” me stilin “Panenka”

Një episod i veçantë ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit maqedonas, mes Rabotniçkit dhe Pelisterit. Këta të fundit u mposhtën me rezultatin 3-1, por episodi i minutës së 72, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

bandicam 2021-04-11 12-26-15-914

Pelisteri fiton penallti në minutën e  71, të cilën shkon ta ekzekutojë Tanushev, i cili në tentativën e parë dështon pasi portieri ia pret gjuajtjen, por gjyqtari përsërit penalltinë, për shkak se ishin futur lojtarë në zonë.

Megjithatë edhe në tentativën e dytë, Tanushev dështon, teksa këtë herë [provon të shënojë me stilin “Panenka”, por gjuajtja e tij është shumë e dobët dhe portieri Jankov pret përsëri.

Menjëherë video e momentit të penalltisë së humbur ka nisur të bëhet virale në internet, ku nuk mungojnë edhe reagimet e shumta qesharake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"