VIDEO/ Ndodh në Kili-Argjentinë, gjyqtarët anësor në vend të flamujve përdorin…jelekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 14:12

VIDEO/ Ndodh në Kili-Argjentinë, gjyqtarët anësor në vend të flamujve përdorin…jelekë

Në sfidën për Kualifikueset e Botërorit, midis Kilit dhe Argjentinës, diçka e çuditshme i ndodhi arbitrave anësor. Të dy ata kishin harruar flamujt e tyre në hotel.

pjimage - 2022-01-28T142908.016

Për këtë arsye, Fabricio Vilarinjho dhe Rodrigo Figueiredo u detyruan të përdornin jelekë për të zëvendësuar flamujt që kishin harruar.

Mediat në Amerikën Latine e cilësuan këtë situatë si të turpshme për futbollin në kontinentin e tyre, ku gjyqtarët e një ndeshje aq të rëndësishme, harrojnë mjetet e tyre të nevojshme.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"