VIDEO/ Ndodh gjithçka në fundin e takimit, Kastrioti mposht Laçin në një ndeshje dramatike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 0:00

VIDEO/ Ndodh gjithçka në fundin e takimit, Kastrioti mposht Laçin në një ndeshje dramatike

Kastrioti ka mundur Laçin në një ndeshje dramatike në Kamzë me rezultatin 2-1, e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

bandicam 2023-04-02 16-52-22-865

Pjesa e parë foli më shumë për kurbinasit, të cilët provuan shumë, por pa mundur të gjenin golin.

Dy minuta nga starti i pjesës së dytë, ishte Mihana ai që kaloi në avantazh krutanët, por në minutën e 71’, Guindo përfitoi nga një gabim i Ramit për të rivendosur baraspeshën.

Në minutën e 88’ ishte Babatunde që kaloi në avantazh Laçin, por VAR-i e anuloi për një prekje të topit me dorë.

Pas vetëm 6 minutash, ishte Ajazi i cili me një gju8ajtje me kokë çoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin Selmani dhe duke marrë tre pikët për Kastriotin.

Kështu krutanët dhe pse në vendin e fundit shkojnë në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Laçi qëndron në vendin e 8-ë me 33 pikë.

PANORAMASPORT.AL

REZULTATI:

KASTRIOTI 2-1 LAÇI

Mihana 47′, Ajazi 90+4′ / Guindo 71′

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet takimi!

90+4′ GOOOOL KASTRIOTI 2-1/ Ajazi godet me kokë dhe mposht G. Selmanin duke kaluar në avantazh krutanët.

90+2′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90+1′ Merret vendimi. Nuk ka gol për Laçin.

90′ Krutanët protesotojnë për një top të prekur me dorë në aksionin e golit. Gjyqtari shkon ta shikojë me VAR

88′ Babatunde përfiton nga një top i jolarguar mirë nga Karakaçi dhe me portën thuajse bosh gjen rrjetën.

86′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Mihana dhe në vendin e tij futet S. Selmani.

80′ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti. Largohen Kodra dhe Zogaj. Në vendet e tyre futen Mehmeti dhe Ajazi.

76′ Guindo ndërhyn ashpër ndaj Grecës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

73′ Ujka ndërhyn pas Grecës, me këtë të fundit që bie në tokë duke pretenduar për një penallti, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

72′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Mazrekaj dhe në vendin e tij futet Bibo.

71′ GOOOL LAÇI 1-1/ Një top nuk arrin të largohet si duhet nga Rami, me Guindon që nuk fal pak metra larg portës.

68′ Greca shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

64′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Rexhinaldo dhe në vendin e tij futet Kodra.

47′ GOOOL KASTRIOTI 1-0/ Rami hedh një krosim drejt zonës dhe Mihana me një gjuajtje me kokë çon topin në rrjetë.

46′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Myrta dhe në vendin e tij futet Babatunde.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Zogaj shkakton një faull në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

42′ Ujka provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, me Salin i cili sërish ndal topin.

35′ Rexhinaldo shkakton një faull në zonë ndaj portierit G. Selmani dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Spahiu merr një top mjaft të mirë në zonë, por tentativa e tij me të majtën shkon mbi kuadrat.

20′ Ujka provon me një gjuajtje nga jashtë zone, me portierin Sali që arrin ta ndalë.

17′ Myrta shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

10′ Zogaj provon me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa e tij ndalet nga shtylla.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Sali, Zogaj, A.Selmani, Stojanoviç, Rami, Abazaj, Karakaçi, Hasani; Mihana, Greca, Rexhinaldo.
Trajner: E Çela

LAÇI: G. Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Myrta, Spahiu, Mazrekaj, Guindo.
Trajner: G. Mezani

WhatsApp Image 2023-04-02 at 2.42.55 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"