VIDEO/ Ndodh edhe në NBA, një tifoze “mbyt veten” me zinxhirë në mes të ndeshjes në shenjë proteste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 14:31

VIDEO/ Ndodh edhe në NBA, një tifoze “mbyt veten” me zinxhirë në mes të ndeshjes në shenjë proteste

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në sfidën “playoff” të NBA midis Memfis Grizlis dhe Minesota Timbërullvs, ku një tifoze tentoi të “mbyste veten”.

pjimage (34)

Protesta e saj ishte kundër pronarit të Timbërullvs, Glen Tejlor, ku në bluzën e që ajo kishte veshur shkruhej: “Glen Tejlor i pjek kafshët të gjalla”.

Kjo vjen pasi kompania e Tejlor ka vrarë miliona kafshë për shkak të gripit të shpendëve që është përhapur kohët e fundit.

Ndeshja u shty për disa minuta, deri sa rojet e sigurisë i këputën zinxhirin dhe më pas e larguan nga arena.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"