VIDEO/ Ndodh edhe kështu! Skuadra harron lojtarin në stadium, shikoni momentin kur i ndjek me vrap

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 23:55

VIDEO/ Ndodh edhe kështu! Skuadra harron lojtarin në stadium, shikoni momentin kur i ndjek me vrap

Një episod i veçantë është regjistruar pas ndeshjes mes Klinseni dhe Kluzh në Rumani. Kluzh triumfoi në transfertë me rezultatin 0-1, por pas ndeshjes, harroi të merrte me vete një prej lojtarëve të ekipit.

HA

Bëhet fjalë për mesfushorin Ovidiu Hoban, i cili pas ndeshjes është filmuar nga kalimtarë të rastit, teksa ndiqte me vrap autobusin e skuadrës, që gjithsesi nuk qëndroi.

Në këtë situatë, lojtari u detyrua të marrë nja makinë që ndodhej aty, për të shkuar në shtëpi. Një episod i veçantë dhe i pabesueshme njëkohësisht, që menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"