VIDEO/ Ndodh edhe kështu! Presidenti i klubit shqiptar ndëshkohet me… karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2022 | 21:23

VIDEO/ Ndodh edhe kështu! Presidenti i klubit shqiptar ndëshkohet me… karton të kuq

President i klubit të Luzit, Albert Lusha, është i kënaqur me performancën që bëri skuadra në finalen e Kategorisë së Dytë, ku u mund nga Flamurtari vetëm nga penalltia.

PRESIDENTI

Numri 1 i kavajasve u ndëshkua me kartonin e kuq, ditën e djeshme nga gjyqtari Yzeiraj. Një moment vërtet i veçantë që presidenti i një klubi qëndron në stol dhe ndëshkohet me karton të kuq.

“Kjo ndeshje konfirmoi edhe një herë se ekipi i Luzit nuk u ngjit rastësisht në Kategorinë e Parë. E kemi treguar veten gjatë gjithë kampionatit dhe gjithashtu arritëm të zhvillonim një nga ndeshjet tona më të bukura ndaj Flamurtarit. U mundëm me penallti dhe na mbetet vetëm të urojmë vlonjatët.

Në sezonin debutues në Kategorinë e Parë do të jemi po aq dinjitozë. Do të ndërtojmë një ekip serioz dhe me vlera në sezonin e ardhshëm”, deklaroi Lusha për gazetën, i cili ka 14 vite që investon te Luzi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"