VIDEO/ Ndodh edhe kështu! Gazetarët ngatërrojnë lojtarin me kalimtarin, shikoni çfarë i bëjnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 14:32

VIDEO/ Ndodh edhe kështu! Gazetarët ngatërrojnë lojtarin me kalimtarin, shikoni çfarë i bëjnë

Një episod tejet komik ka ndodhur me afrimin e Trabzonsporit, Benik Afob, Ky i fundit është transferimi më i ri i klubit turk dhe së fundmi ka mbërritur në Turqi, për të nisur aventurën me klubin e madh.

afob

Të shumtë ishin gazetarët që kishin dalë ta prisnin në aeroport, për t’i marrë qoftë edhe një intervistë. Pikërisht këtu është krijuar edhe një situatë komike.

Gazetarët ngatërrojnë një person tjetër që po kalonte dhe i vërsulen për t’i marrë intervistë. Por kalimtari i habitur nga ajo që i ndodhi, i bëri me shenjë gazetarëve se lojtari ishte pas tij, duke i drejtuar për tek Afob, i cili gjithsesi refuzoi të flasë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"