VIDEO/ Ndodh e papritura në transmetim ‘live’, garuesi në maratonë kap nga të pasmet… gazetaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 21:53

VIDEO/ Ndodh e papritura në transmetim ‘live’, garuesi në maratonë kap nga të pasmet… gazetaren

Një reportere e huaj është vënë në siklet të jashtëzakonshëm gjatë transmetimit të një maratone në Xhorxhia të SHBA-së.

 fwr

Aleks Bozarjan po raportonte për aktivitetin sportiv, kur njëri prej garuesve e kap nga të pasmet dhe më pas largohet. Bozarjan mbeti e shtangur nga ky veprim dhe vazhdoi raportimin.

Por, më pas ajo ngriti kallëzim penal ndaj personit në fjalë për ‘’ngacmim seksual’’. Sipas mediave të huaja, personi që e ngacmoi është një drejtues i një organizate fetare të rinjsh në Xhorxhia. Ai quhet Tom Kallouej, i cili kërkoi falje publikisht për veprimin e turpshëm. Mësohet se ai është baba i dy fëmijëve.

‘’E kam lënduar shumë, por nuk kisha qëllim të keq. Ndihem i prekur dhe i turpëruar dhe marr përgjegjësi. Uroj që kjo grua e mrekullueshme të më falë. Kërkoj falje. Nuk ishte e drejtë. Ishte një gabim i ulët’’, shprehet 43-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"