VIDEO / Ndizet festa kuqezi në Kumanove, tifozët bëjnë “provat” për ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2017 | 16:54

VIDEO / Ndizet festa kuqezi në Kumanove, tifozët bëjnë “provat” për ndeshjen

Përditësuar ora 16:45

Grupet e organizuara të tifozerisë shqiptarë janë takuar sot në drekë në Kumanovë, ku kanë filluar me entuziazëm festën e tyre para se të ndërmarrin etapën e fundit të udhëtimit të tyre drejt Strumicës.

tifozet1111

Me kore dhe brohorima, ata kanë ndezur atmosferën ën qytet, para se të riktheheshin ën autobusë për rrugëtimin për rreth 2 orë drejt Strumicës, aty ku do të japin maksimumin për të karikuar sa më shumë djemtë kuqezi.

Përditësim ora 14:45

Autobusët me tifozë shqiptarë janë nisur tashmë drejt vendtakimit të tyre të drekës në Maqedoni, në qytetin e Kumanovës. Aty, të gjitha grupimet që i janë bashkuar kësaj “ekspedite mbarëshqiptare”, do të bashkohen për t’u nisur më pas drejt Strumicës, ku sonte zhvillohet ndeshja Maqedoni-Shqipëri.

tifozat

Autobusët shqiptarë shoqërohen hap pas hapi nga policia maqedonase, pasi një patrullë i shoqëron duke u ndërruar në kufirin e çdo qyteti. Për momentin nuk ka pasur asnjë incident gjatë rrugës dhe gjithçka ka vijuar normalisht.

Ora 12:00 Tifozët kuqezi do të jenë të kufizuar në numër në sfidën e sotme në Strumicë ndaj Maqedonisë për shkak të kapacitetit të ulët të stadiumit, por kjo gjë me sa duke nuk i ka penguar për të bërë një organizim model.

Tifozet

Nëpërmjet një bisede me një nga antarët e tifogrupit “TKZ”, “Panorama Sport” ka arritur të mësojë edhe  organizimin e sotëm.

Tifozet

Plot 150 tifozë shqiptarë janë nisur nga Tirana në orët e para të ditës së sotme. Mësohet se ky grupim do të vijojë rrugëtimin drejt Prishtinës, ku atje pritet t’i bashkohen edhe 70 antarë të tifogrupit “Plisat”.

plisat

Të gjithë së bashku do të marrin rrugën për në Maqedoni, ku i presin “Ballistët” e Tetovës. Organizatorët janë kujdesur që në këtë organizim të përfshihen tifozët më energjikë të të 3-ja grupimeve, për të mos reshtur asnjë minutë duke mbështetur Kombëtaren.

ballistet

Ashtu siç është bërë me dije, në total do të jenë 450 tifozë shqiptarë, 250 bileta janë siguruar nga tifogrupet, 3 tifogrupet “Plisat”, “Ballistët” dhe “Tifozat Kuq e Zi”. Gjithashtu, edhe 20 tifozë të “Illyrian Elite” do të jenë pjesë e këtij grupi, ndonëse janë të dënuar nga FSHF, ndërsa pjesa tjetër e biletave janë shpërndarë nga Federata Shqiptare.

Nga i dërguari ynë në Strumicë,

Gentjan Alinani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"