VIDEO/ Ndihmon në mënyrë unike tifozët në Katar, 23-vjeçari nga Kenia bëhet viral në rrjet. Ja çfarë përfitoi nga qeveria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 21:02

VIDEO/ Ndihmon në mënyrë unike tifozët në Katar, 23-vjeçari nga Kenia bëhet viral në rrjet. Ja çfarë përfitoi nga qeveria

Në Botërorin e Katarit ka marrë vëmendjen “Metro Man”, ose i quajtur ndryshe “njëriu i metrosë”. 23-vjeçari kenian Abubakar Abbas është bërë viral në media pasi ndodhet në Katar për të gjetur punë dhe për të fituar vëmendjen ai ka zgjedhur një mënyrë unike.

-640-0-638509f5b860e

I ulur në një karrige të ngritur duke mbajtur një pëllëmbë të madhe që tregon drejtimin e duhur dhe me një megafon ai udhëzon njerëzit drejt stacionit të metrosë.

Me buzëqeshjen e tij dhe disponimin e këndshëm ai ju ka rrëmbyer zemrat të gjithë tifozëve.

Falë videove që qarkullojnë në rrjet, qeveria e Katarit i rinovoi vizën edhe për dy vite të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"