VIDEO/ “Jam i ri në kokë”, Edi Reja e “djeg” për 74-vjetorin e lindjes: Dhuratën ma bëni me Turqinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 20:23

VIDEO/ “Jam i ri në kokë”, Edi Reja e “djeg” për 74-vjetorin e lindjes: Dhuratën ma bëni me Turqinë…

Atmosferë tepër pozitive në ekipin Kombëtar në prag të sfidës ndaj Turqisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin e Fenerbahçes.

Reja55566

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja festoi ditën e sotme 74-vjetorin e lindjes! Në hotelin ku qëndron Kombëtarja në Turqi, u organizua një festë e vogël, ku lojtarët dhe stafi i Kombëtares, uruan teknikun italian në këtë ditë të gëzuar për të.

Nuk mungoi as një fjalim motivues i Rejës, para lojtarëve, teksa u tregon lojtarëve se pavarësisht moshës, ndihet i ri në kokë. Ai iu kërkon futbollistëve që ti bëjnë një dhuratë të vogël në ndeshjen ndaj Turqisë.

“Fizikisht, jam akoma mirë, por e dini cili është sekreti? Qëndroj gjithmonë me të rinjtë, pasi jam i ri në kokë. Më dhatë një kënaqësi të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër Islandës.

U rritëm, dhe kjo gjë më lumturoi pa masë. Është shumë e rëndësishme të mbërrish në moshën time dhe të jesh në gjendje të japësh, por unë gjithashtu edhe marr. Nesër në mbrëmje do të doja dhe një dhuratë të vogël, nëse është e mundur.

Do ta doja këtë kënaqësi të vogël, jo për vete, por për ju. Nuk po them që po arrijmë majën, sepse është rrugë e gjatë, por jemi afër. Jemi në rrugën e duhur, do ta shikoni që do të ketë kënaqësi për të gjithë, sidomos për mua, meqë kam ditëlindjen”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"