VIDEO/ Ndeshje spektakolare, Sevija dhe Atletiko Madridi ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 20:34

VIDEO/ Ndeshje spektakolare, Sevija dhe Atletiko Madridi ndajnë pikët

Është mbyllur ndeshja midis Sevijës dhe Atletiko Madridit, e vlefshme për javën e 12-të ne La Liga.atl

Ndeshja nisi mirë për të dyja ekipet, të cilat që në fillim ishin hedhur përpara në kërkim të golit. ishte Franko Vaskez, i cili ë minutën e 28’, shënoi me kokë pas një pasimi të marrë nga Banega. Menjëherë pas këtij goli të pësuar, skuadra e Simeones u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia doli në 45 minutat e para.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, ndërsa e dyta nisi me Atletikon në sulm. Ekipi madrilen po provonte në të gjitha mënyrat për të gjetur golin e barazimit, të cilin e gjeti në minutën e 60’. Alvaro Morata pas një pasimi të marrë nga Arias, ia doli të dërgojë topin në rrjetë duke shënuar kështu golin e barazimit.

Në minutën e 72’, Diego Kosta kishte mundësinë t’i jepte ekipit të tij avantazhin, por penalltia e gjuajtur nga sulmuesi spanjoll, u kap nga portier Vaslik. Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat kanë nga 21 pikë, dhe ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t me njëra tjetrën.

Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshje:

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"