VIDEO/ Ndeshje spektakolare e Kastriotit, shpërfytyrohet Kamza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 15:50

VIDEO/ Ndeshje spektakolare e Kastriotit, shpërfytyrohet Kamza

Ka përfunduar takimi mes Kastriotit dhe Kamzës në “Redi Maloku”. 3-0 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit. Krutanët kanë kontrolluar takimin dhe nuk e kanë vendosur asnjëherë në diskutim fitoren.

45831348_1111377219022457_6884624986833682432_n

Ka qenë Zhunior heroi i takimit me një dygolsh. Fillimisht ai shënoi në minutën e 6-të. Më pas ishte Ogebugu që dyfishoi shumë shpejt në minutën e 11-të. Ishte përsëri Zhunior ai që shënoi në të 68-tën që do të rezultonte dhe goli  fundit i takimit. Kastrioti me këtë rezultat ngelet përsëri në vendin e fundit, por tashmë me 7 pikë. Kamza ndodhet një vend më lart me 8 pikë.

 


KASTRIOTI-KAMZA
 3-0

Zhunior 6′ 68′, Ogebugu 11′

KOMENTI

90+3′ Përfundon takimi.

90′. Gjyqtari akordon 3 minuta shtëse.

86’ Aksion i rrjedhshëm i kamzës në të djathtë me shumë pasime, kroson Frashëri, por largon mbrojtja e Kastriotit në moment të fundit.

80’ Largohet Ogebugu, në Lojë Çarls Astina.

79’ Top i gjatë në zonën e Kamzës. Taulant Marku kontrollon por godet ngjitur me shtyllën.

78’ Ndërhyrje e gabuar e Peçit. Ndëshkohet me të verdhë.  

77’ Krosim i Peçit në zonë, pas një goditje dënimi. Largojnë krutanët dhe topi shkon në këmbët e Zizit që provon me të majtën jashtë zone por reagon menjëherë Kuka.

73′ Karton i verdhë për Bonanin.

72′ Largohet pa gjurmë Plaku, në vendin e tij Martinena.

68′ GOOL. Përsëri Zhunior. Është ai heroi i takimit për Kastriotit. Pas një topi të marrë nga e majta ka avancuar drejt zon♪7s, ku nuk e pasur të vështirë të shënoi. 3-0

Goli i trete i Kastriotit on Vidnews.
63’ Zëvendësime nga të dyja ekipet. Për Kastriotit ka dalë nga fusha Herald Marku dhe është futur Taulant Marku. Ndërsa, për Kamzën ka dalë Mehmeti dhe në lojë është Peçi.

54’ Krosim i mirë i Rezit nga e majta e sulmit, por topi është shumë në thellësi sa askush mund ta mbërrijë.

49’ Goditje dënimi për Kamzën, kroson një prej mesfushorëve. Domgjoni provon me kokë, por tani kalon shumë pranë portës së mbrojtur nga Avdyli.

46′ Starton pjesa e dytë.

PJESA E DYTË

45+3 Përfundon pjesa e parë.

45+1’ Ndërhyrje e rëndë e Zisit ndaj Husein, por kryesori nuk e ndëshkon.

44′. Ndëshkohet me të verdhë Emiliano Çela, por ka tension në fushë. Për një reagim ndaj Husein, ndëshkohet edhe futbollisti i Kamzës Malaj.

43’ Probleme për Ymerajn i cili gjendet i shtrirë në zonën e Kamzës pas një askioni. Megjithatë, duket se nuk ka probleme dhe vazhdon lojën.

36’ Mundësi e mirë për Kamzën me anë të Fukuit, por ky i fundit gabon në zonë duke mos arritur të godasë topin. Dalje e sigurt e portierit të Kastriotit. 

32’ Karton i verdhë për Frashërin dhe H.Markun

30’ Ogebugu humb një rast të shkëlqyer. I gjendur në pozicion të mirë goditës në zonë, ai provon por Avdyli duket se është i vetëm kur të gjithëve.

24’ Ndeshje e luftuar në mesfushë, por asnjë goditje drejt portave respektive në këto minuta. Kamza nuk po arrin të reagojë pas 2 golave të pësuar.

14′ Zëvendësim te Kamza. Largohet Idrizi i dëmtuar, në vendin e tij Turhani.

11′ GOOLL. Dyfishon Kastrioti me Okebugu. Një gjuajte potente në hyrje të zonës ka mposhtur Avdylin dhe ka shtangur gjithë mbrojtjen e kamzalinjve. 2-0.

goli i dyte i Kastriotit on Vidnews.

6′ GOOL. Zhunior ka gjetur golin pas një përpjekje për të larguar topin nga mbrojtësit e Kamzës. Goditja ka gjetur të papërgatitur portierin mik dhe 1-0.

gol kastrioti on Vidnews.

1′ Nis sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

Kastrioti: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Ymeraj, Domgjoni, Okebugu, H.Marku, Bardhi, Xhunior
Trajner: Stavri Nica

Kamza: Avdyli, Arrabal, Frashëri, Bonani, Idrizaj, Mehmeti, Malaj, Zisi, Plaku, Rezi, Roloviç
Trajner: Blendi Vashaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"