Video/ Ndeshje përgatitore përpara Shqipërisë, por Skocia “shkatërrohet” nga Belgjika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 11:46

Video/ Ndeshje përgatitore përpara Shqipërisë, por Skocia “shkatërrohet” nga Belgjika

Shqipëria do të luajë takimin e dytë të vlefshëm për Ligën e Kombeve përballë Skocisë. Këta të fundit kanë zhvilluar një miqësore me Belgjikën për të përgatitur debutimin në kompedicionin e ri.

Optimized-Screen-Shot-2018-09-07-at-22.02.51-1000x600

Megjithatë miqësoria nuk ka shkuar si duhet. Hazard me shokë kanë arritur të fitojnë në Gllazgou me rezultatin 0-4. Kjo ishte humbja më e thellë e skocezëve që prej vitit 1973, kur Anglia u mundte 5-0.

Lukaku hapi serinë e golave Lukaku në të 28-tën minutë. Në pjesën e dytë belgët shënuan edhe 3 herë. Ky ishte dhe rezultati i pjesës së parë. Hazard realizoi në të 46-tën, gol që quhet “nga dhomat e zhveshjes” në futboll. Më pas Batshuai mbylli llogaritë me një dopietë, përkatësisht në 52 dhe 60. Gjithë situata mund të shkojë në favor të kombëtares sonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"