VIDEO/ Ndeshje për t’u harruar e Kosovës, asnjë gjuajtje në portë dhe i dhuron Greqisë Ligën B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 22:50

VIDEO/ Ndeshje për t’u harruar e Kosovës, asnjë gjuajtje në portë dhe i dhuron Greqisë Ligën B

Kosova është mundur sot me shifrat 2-0 në Greqi përballë vendasve dhe u ka dhuruar këtyre të fundit edhe matematikisht ngjitjen në Ligën B.

bandicam 2022-06-12 20-43-31-172

Kosovës i duhej me çdo kusht fitorja për të mbajtur gjallë shpresat e ngjitjes në Ligën B pasi ishte mundur në Prishtina nga Greqia. Por skuadra e drejtuar nga Zhires, edhe për shkak të mungesave të shumta, nuk bëri thuajse asnjë tentativë drejt kartërkëndorit të vendasve dhe u dorëzoi plotësisht lojën.

Grekët përfituan duke provuar me çdo mënyrë të shënonin dhe ia dolën të tundin rrjetën vetëm 20 minuta para fundit të duelit me anë të Giakomakis. Më pas, Kosova doli më shumë në sulm duke synuar të paktën barazimin, por u ndëshkua përsëri në fund pas një gabimi të Sahitit që pa t’i merrte topin Mantalos me Muriç të dalë nga porta në ndihmë të sulmit.

Kështu, fitorja 2-0 çon Greqinë në kuotën e 12 pikëve dhe i jep matematikisht vendin e parë në grup, pasi Kosova është 6 pikë larg me 2 ndeshje të mbetura për t’u luajtur dhe me bilancin e dueleve direkte që flet plotësisht për grekët.

GREQI-KOSOVË 2-0
71′ Giakomakis, 90’+9′ Mantalos 

NGJARJET KRYESORE

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Greqisë.

90’+9’ Mantalos shënon edhe golin e dytë për Greqinë. Muriç del për një goditje dënimi para por grekët largojnë sferën nga zona e tyre. Sahiti kthehet të kontrollojë gjithçka por gabon dhe Mantalos i vjedh sferën duke e çuar me lehtësi në rrjetë.

90’+8’ Loshaj tenton me një kthesë në hyrje të zonës, por topi devijohet jashtë kuadrati nga Muriqi i cili e devijon sferën pa dashje.

90’+1’ Tsimikas shfaqet në të majtë të sulmit, por Muricc i ndalon rrezen e gjuajtjes atij dhe më pas Giakomakis fluturon sferën mbi traversë.

90’ Jepen 8 minuta shtesë.

90’ Në lojë futet Sahiti në vend të Rashicës në minutat e fundit.

87’ Zeneli nga e majta tenton të hyjë në zonë dhe ia del që të fitojë një goditje këndi për Kosovën.

84’ Tentativa e parë e rrezikshme drejt portës për Kosovën vjen nga Rashica me një gjuajtje me të majtën, por sfera kalon mbi traversë.

81’ Giakumakis dhe Mantalos ndëshkohen me kartonë të verdhë për faulle në mesfushë.

77’ Zeneli merr vendin e Bytyqit në minutat e fundit të sfidës.

71’-77’ Ndërpritet ndeshja pasi menjëherë pas golit, tifozët grekë sulmojnë ata kosovarë të pranishëm në stadium. Lojtarët e Kosovës nuk pranojnë të luajnë derisa të ndalohet çmenduria në tribuna dhe gjyqtari ndal ndeshjen derisa policia vendos përsëri rendin në impiant.

71’ Vjen goli i Greqisë. Mantalos harkon nga e majta, Giakomakis me kokë kërcen në zonë dhe mposht Muriç.

63’ Bakasetas është përsëri rreziku kryesor i skuadrës greke teksa shfaqet në krahun e majtë me një pasim të fortë në zonë, ku Giakumakis nuk arrin ta kthejë drejt portës.

58’ Muslija i lë vendin në fushë Idrizit për pjesën e mbetur të ndeshjes.

51’ Përsëritet e njëjta tablo si në pjesën e parë me Greqinë që ka kontrollin e plotë të lojës, teksa tenton me gjuajtjet nga jashtë zonës të gjejë golin.

46’ Zhires kryen zëvendësimin e parë pas pushimit të ndeshjes duke aktivizuar Loshajn në vend të Rudhanit.

45’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me shifrat 0-0.

41’ Aliti nuk arrin të largoje topin dhe ia dhuron Bakasetas, i cili para Muriç gabon duke dërguar sferën jashtë nga një pozicion i favorshëm.

37’ Pas një aksioni të rrezikshëm të skuadrës greke, Mavropanos tenton nga jashtë zonës, por duke mos ia dalë të gjejë katërkëndorin e Muriç.

35’ Kryeziu ndalon në mënyrë të parregullt Pavlidis dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

27’ Është përsëri Bakasetas ai i cili kërkon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës, këtë herë për dërguar sferën në katërkëndorin e “Dardanëve”.

17’ Bakasetas tenton nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe detyron Muriç të fluturojë për të grushtuar topin që i drejtohej rrjetës.

15’ Tsimikas hyn në zonë në krahun e majtë dhe krijon panik mes mbrojtësve kosovarë. Rrahmani në fund ia del të largojë sferën.

12’ Mesfusha dhe mbrojtja e Kosovës i lejojë hapësirë të rrezikshme Pavlidis, por për fat ky i fundit me tentativën e tij ballore në hyrje të zonës dërgon sferën shumë lart mbi traversë.

7’ Një harkim nga e djathta krijon rrezik para portës së Muriç, por Domgjoni me kokë largon sferën.

5’ Fillim i ngadaltë i ndeshjes, me skuadrat të cilat nuk ia dalin që të gjejnë hapësira për të tentuar portën.

1’ Nis dueli në Volos.

FORMACIONET ZYRTARE

Greqia: Vlakodimos; Baldok, Mavropanos, Çatzidiakos, Tsimikas; Boukalakis, Bakasetas, Siopis; Çatzigiovanis, Pavlidis, Masuras
Trajner:
G. Poje

Kosova: Muriç; Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Berisha, Rrudhani; Rashica, Muslija, Bytyqi; Muriqi
Trajner:
A. Zhires

sadasdsdsdsd

asdsdsdsdsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"