VIDEO/ Ndeshje kontrolli brenda grupit, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë sfidon lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2021 | 17:36

VIDEO/ Ndeshje kontrolli brenda grupit, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë sfidon lojtarët

Trajneri i Besëlidhjes, Alban Bruka, ka “sfiduar” lojtarët në seancën stërvitore të ditës së sotme.

Alban Bruka

41-vjeçari, organizoi një ndeshje kontrolli brenda grupit, teksa nuk nguroi të zbriste edhe vetë në fushën e lojës, teksa u aktivizua, me skuadrën që mbante veshur jelekët jeshilë Edhe pse Bruka ka disa vite që është tërhequr nga futbolli, dëshira dhe pasioni për të qenë në fushë është gjithmonë e madhe.


“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë pamje nga ndeshja e kontrollit e zhvilluar sot, në kuadër të përgatitjeve për sfidën ndaj Erzenit që do të luhet të mërkurën e 26 majit. Kjo do të jetë edhe përballja e fundit në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"