VIDEO/ Ndeshje e “çmendur” në San Siro, Milani mposht Udinezen. Rebiç nderon “Djallin” në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 20:42

VIDEO/ Ndeshje e “çmendur” në San Siro, Milani mposht Udinezen. Rebiç nderon “Djallin” në frymën e fundit

Milani ka fituar Udinezen me rezultatin 3-2, në një ndeshje spektakolare dhe plot emocione.

hhh

Udineze ka shënuar golin e parë me anë të Larsen në minutën e shtatë të takimit, pas një dalje tepër të gabuar të Donarumës.

Pjesa e parë u mbyll me miqtë në avantazh, por Milani nuk u dorëzua dhe sapo startoi fraksioni dytë gjeti golin me anë të Rebiç.

Nuk vonoi shumë dhe Hernandez në minutën e 71-të kaloi në avantazh Milanit, duke bërë që të shpërthejë festa në “San Siro”. Ndërkaq Udineze nuk kishte thënë fjalën e fundit, pasi Lazanja me një goditje me kokë, ka gjetur golin e barazimit për ekipin e tij, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Aty ku çdo gjë duket se po vendosej me rrjetën e Lazanjës, Rebiç kishte mendim tjetër dhe me një goditje me të majtën ka bërë që të shperthejë festa sërish në “San Siro”.

Kështu Milani me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe është ngjitur në vendin e tetë, ndërsa Udineze mbetet me 24 pikë.

Milan-Udineze 3-2

(Rebiç 48′, 90+3, Hernandez 72’/ Stryger Larsen 7′, Lazania 85′)

90+3′ Gol Rebiç:

85′ Gol Lazanja:

72′ Gol Hernandez: 

48′ Gol Rebiç:

7′ Gol Larsen:

Formacionet zyrtare:

Milan: Donaruma, Hernandez, Romanjoli, Kjaer, Konti, Kastijeho, Kesi, Benaser, Bonaventura, Leao, Ibrahimoviç.

Udineze: Muso, Bekao, Trost-Ekong, Nujtick, Sema, Fofana, Mandragora, De Paul, Styger Larsen, Okaka, Lazanja.

milan

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"