VIDEO/ Ndeshje e çmendur në Champions, dy lojtarët e Bryzhit dalin me të kuq… duke festuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 21:42

VIDEO/ Ndeshje e çmendur në Champions, dy lojtarët e Bryzhit dalin me të kuq… duke festuar

Ndeshje e çmendur ajo mes Gallatasarait dhe Klub Bryzh në raundin e pestë të Champions League.

ddaa

Turqit kryesonin me golin e Bujuk në minutën e 11-të, por belgët e Bryzhit arritën që të barazojnë vetëm në minutën e 92-të me Diata.

Me këtë barazim, Bryzhi mban vendin e tretë në grupin A, me 3 pikë, ndërsa mban poshtë vetes me vetëm 2 pikë Gallatasarain.

Por, ajo që bëri përshtypje ishin edhe dy kartonët e kuq për autorin e golit Diata, si dhe për Matën. Të dy lojtarët hoqën fanellën për të festuar barazimin, por e kishin edhe nga një karton të verdhë gjatë lojës, e për rrjedhojë morën edhe të dytin, e kështu lanë fushën e lojës me karton të kuq.

Klub Bryzh e mbylli takimin me 9 lojtarë, por për pak sekonda arritën që të ruajnë pikën e marrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"