VIDEO/ Ndeshje e çmendur e Selmanit, portieri shqiptar pret gjithçka. Shikoni statistikat mbresëlënëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 19:15

VIDEO/ Ndeshje e çmendur e Selmanit, portieri shqiptar pret gjithçka. Shikoni statistikat mbresëlënëse

Gentian Selmani ka zhvilluar një ndeshje të çmendur ditën e sotme, në fitoren minimale të Bolusporit në Ligën e Parë në Turqi, ndaj skuadrës së Altaj.

pjimage

Selmani është zgjedhur lojtari i ndeshjes me meritë, teksa arriti të priste plot 8 gjuajtje të kundërshtarëve, ku 2 prej tyre ishin ndërhyrje vendimtare. Portieri shqiptar ishte i pakalueshëm në ndeshjen e sotme, teksa arriti të shmangë pësimin e golit, pavarësisht dominimit absolut të skuadrës së Altaj.

WhatsApp Image 2021-04-10 at 14.48.39

Statistikat e “SofaScore“, përgatitur për “Panorama Sport”

Nëse i hedhim një sy statistikave të ndeshjes, shohim një dominim absolut të vendasve, me 21 gjuajtje në total, kundrejt 4 të Bolusporit, dhe përqindja e topin 76% kundrejt 24%. Golin e fitores për Bolusporin e shënoi Gymyshkaja në minutën e 34’ me penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"