VIDEO/ Ndeshje dramatike! Shënohen 5 gola në pjesën e dytë, Holanda triumf me “zemër në dorë” ndaj Ukrainës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2021 | 23:40

VIDEO/ Ndeshje dramatike! Shënohen 5 gola në pjesën e dytë, Holanda triumf me “zemër në dorë” ndaj Ukrainës

Ndeshje dramatike ajo mes Holandës dhe Ukrainës që përfundoi me rezultatin 3-2. Të 5 golat u realizuan në pjesën e dytë, teksa nuk mungoi spektakli dhe emocionet në këtë përballje mjaft të luftuar.

Holanda 3-2

Për sa i përket fragmentit të parë të lojës, “tulipanët” ishin më superiorë, por për meritë të portierit Busçan, 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Vajnaldum

Në pjesën e dytë, holandezët arritën të shënonin 2 herë në minutat 52 dhe 59 me kapitenin Vajnaldum dhe sulmuesin Vergost.

 

 

Kur u mendua se gjithçka do të ishte e lehtë për skuadrën e De Bur, ukrainasit tronditën të pranishmit në Amsterdan, teksa vendosën baraspeshën e përkohshme me anë të Jarmolenkos dhe Jeremçuk në minutat 75 dhe 79. Për golin e fitores te Holanda mendoi Damfris në minutën e 85-të me një goditje të saktë me kokë.

Holanda 2

Një fitore tepër e rëndësishme kjo për portokallinjtë, që janë pozicionuar në vendin e dytë, pas ndeshjes së parë, me pikë të barabarta me Austrinë.

FT: HOLANDË-UKRAINË 3-2

Vajnaldum 52′ , Vergost 58′, Damfris 85′   / Jarmolenko 75′ , Jaremçuk. 79′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+3′ Sidorçuk është futbollisti i parë i sfidës i ndëshkuar me karton të verdhë.

90+1′ De Bur kryen zëvendësimin e pestë, largohet Depaj, vendin e tij e merr Malen.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Holanda kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Vergost dhe Timber, në fushë Luk De Jong dhe Veltman.

85′ GOOOOOL HOLANDA 3-2/ Përballje dramatike, vendasit sërish në avantazh. Realizon futbollisti Damfris. Shpërthen festa në stadium. Emocione të jashtëzakonshme. 

79′ GOOOOOL UKRAINA 2-2/ Shtangen “tulipanët”, miqtë barazojnë shifrat me Jaremçuk. Pas harkimit të Malinovskit, sulmuesi godet saktë me kokë, duke vendosur baraspeshën. 

75′ GOOOOOL UKRAINA 2-1/ Spektakolar Jarmolenko, që dhuron një perlë nga distanca, duke rihapur sfidën. Gjuajtja e sulmuesit me të majtën, u ndal në trekëndëshin e portës. 

64′ Zëvendësim edhe te Ukraina, largohet Marlos, i futur në minutën e 13, në vend të tij Shaparenko.

64′ Holanda kryen 2 zëvendësime, largohen Blind dhe Van Anholt, në fushe Ake dhe Vajndal.

58′ GOOOOOL HOLANDA 2-0/ Shënojnë sërish “tulipanët”, sulmuesi Vergost, dyfishon shifrat, duke përfituar nga një mosmarrëveshje e mbrojtësve ukrainas brenda zonës. Futbollistët miq pretendojnë për pozicion jashtë loje, por goli konfirmohet. 

52′ GOOOOL HOLANDA 1-0/ Kapiteni Vajnaldum kalon në avantazh “tulipanët”, me një ekzekutim fantastik, duke e dërguar topin në trekëndësh, pas kthimit të topit nga Busçan. 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

40′ E pabesueshme çfarë humbet Damfris, shumë pranë portës, gjuajtja e tij me kokë, shkoi jashtë kuadratit.

38′ Busçan është heroi i Ukrainës në këto minuta. Gardiani shpëton kombëtaren e tij nga një tjetër gol i sigurt. Tentativa e Vijnaldum, ndalet mjaft bukur nga ukrainasi.

28′ Jarmolenko rrëzohet dhe kërkon penallti, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

27′ Fantastik deri tani portieri Busçan, i cili ndal tentativën e sulmuesit Vergost. Vendimare ndërhyrja e gardianit.

20′ Minuta të mira për Holandën, që nuk heq dorë nga sulmet e vazhdueshme.

13′ Zëvendësim te Ukraina, largohet i dëmtuar, Zubkov, vendin e tij e merr, futbollisti brazilian i natyralizuar si ukrainas, Marlos.

10′ Holanda merr frenat e lojës në dorë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e ukrainasve, që tentojnë të kundërpërgjigjen me aksione të shpejta, por pa sukses.

5′ Portieri Busçan eviton një gol të sigurt, duke ndalur gjuajtjen e Dumrai brenda zonës. Goditje nga këndi për Holandën.

2′ Ndeshja nis në mënyrën më të mirë të mundshme, me sulme dhe kundërsulme të shpejta nga të dyja krahët. Depaj lëshon kërcënimin e parë, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Busçan.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE DHE STATISTIKAT E NDESHJES: 

HOLANDA (5-3-2): Stekelenburg, Timber, De Vraj, Blind, Damfris, Van Anholt, De Ron, De Jong, Vijnaldum, Depaj, Vergost. Trajner: F. De Bur

UKRAINA (4-3-2-1): Busçan, Zambarni, Matvienko, Karavaev, Zubkov, Ziçenko, Sidorçkuk, Malinovski, Jarmolenko, Jaremçuk. Trajner: A. Shevçenko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"