VIDEO/ Ndeshje dramatike, Reali bën përmbysje të çmendur në Kupën e Mbretit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 21:41

VIDEO/ Ndeshje dramatike, Reali bën përmbysje të çmendur në Kupën e Mbretit

Dramë dhe spektakël në Kupën e Mbretit. Reali i falet dyshes Isko-Hazard. Skuadra e Karlo Ançelotit, arriti të triumfonte 1-2 ndaj Elçes, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ve. 90 minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura, teksa u desh koha shtesë që të shënoheshin plot 3 gola.

Hazard

Në minutën e 102-të, Marselo u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë madrilenët me 10 lojtarë. Një minutë më pas, vendasit gjetën golin e avantazhit me Verdu, duke tronditur Realin.

Pavarësisht se me 1 lojtar më pak dhe në disavantazh, kryesuesit në fuqi të La Ligës, nuk u dorëzuan, duke arritur të përmbysnin rezultatin. Isko në minutën e 108-të, vendosi përkohësisht baraspeshën, teksa Eden Hazard, në të 115-tën, përmbysi gjithçka, duke i siguruar kualifikimin aq shumë të vuajtur madrilenëve.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"