VIDEO/ Ndeshje dramatike në Budapest! Portugalia shënon 3 gola në 8 minutat e fundit, CR7 protagonist me dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 0:15

VIDEO/ Ndeshje dramatike në Budapest! Portugalia shënon 3 gola në 8 minutat e fundit, CR7 protagonist me dopietë

Fund i çmendur në sfidën mes Hungarisë dhe Portugalisë. Plot 3 gola të realizuar në harkun kohor të 8 minutave, teksa luzitanët e trajnerit Santos, arritën të triumfonin me rezultatin 0-3.

Portugalia666

Deri në minutën e 83-të, shifrat ishin mbërthyer 0-0, ndërkohë që në të 84-t, ishte Guerreiro, i cili i ndihmuar nga devijimi i Orban, arriti të zhbllokonte takimin.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në këtë moment, hungarezët, morën një goditje të rëndë në “Pushkash Arena”, teksa në minutën e 87-të, Kristiano Ronaldo shndërroi në gol një penallti të fituar nga Rafa Silva.

ronaldo

Ylli i Juventusit nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e dytë të shtesës, vulosi shifrat në 0-3 duke kompletuar dopietën personale.

FT: HUNGARI-PORTUGALI 0-3

Guerrero 84′ , Ronaldo 87′ (p), 90+2′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida!

90+2′ GOOOOOL PORTUGALIA 0-3/ Shpërthejnë portugezë, Kristiano Ronaldo realizon dopietë personale, pas një aksioni fantastik. E papërmbajtshme kombëtarja e Santosit. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ GOOOOOL PORTUGALIA 0-2/ Luzitanët dyfishojnë shifrat me Kristiano Ronaldo, i cili realizon nga pika e bardhë e penalltisë. 

84′ GOOOOL PORTUGALIA 0-1/ Zhbllokohet më në fund sfida! Guerrero kalon në avantazh luzitanët. Pllakos heshtja në Budapest. Topi devijohet nga Orban dhe përfundon në cepin e portës.

80′ Hungaria gjen rrugën e rrjetës me Shën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

75′ Kristiano Ronaldo kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë, por për gjyqtarin Çakir, gjithçka e rregullt!

70′ Zëvendësim te Portugalia, largohet nga fusha Bernardo Silva, vendin e tij e merr futbollisti i Benfikës, Rafa Silva.

68′ Pranë golit Portugalia me Bruno Fernandez, tentativa e tij nga distanca, u devijua nga Gulashi, duke shkuar në këndore. I pakalueshëm portieri hungarez.

65′ Zëvendësim i parë te Hungaria, largohet Shafer, në vend të tij Nego.

56′ Hungaria provon të surprizojë me Roland Salain, tentativa e tij në hyrje të zonës ishte qëndrore dhe u ndal nga Rui Patrisio.

50′ Portugalia vuan në sulm, mungojnë rastet flagrante në portën hungareze.

47′ Provon edhe Pepe me kokë, pas një harkimi nga këndi, por ndal portieri Gulashi.

46′ Starton pjesa e dytë, luzitanët kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Shans i artë për Portugalinë, e pabesueshme çfarë humbet Kristiano Ronaldo, ngjitur me vijën fatale. Nuk i beson syve futbollisti se çfarë ka shpërdoruar pas harkimit të Bruno Fernandez.

40′ Vendimtare pritja e portieri Gulashi, i cili i mohon golin Diego Zhotit. Tentativa e futbollistit brenda zonës, ndalet me këmbë nga portieri.

36′ Hungaria jep sinjalin e parë të rrezikshëm me Szalain, gjuajtja e tij me kokë shkon drejt e në duart e portierin Rui Patrisio.

29′ Bernardo Silva harkon një top në zonë për Ronaldon, ylli portugez provoi ta godiste sferën në rënie, por pa sukses.

25′ Hungarezët janë mbyllur mbrapa në zonën e tyre, duke mos lejuar hapësira në prapavijë. 0-2 numri i goditjeve nga këndi për Portugalinën.

15′ Nuk po arrin të gjejë dot hapësira e duhura në këto minuta Portugalia. Ende asnjë shkëndijë e rrezikshme nga Kristiano Ronaldo.

8′ Ndeshje agresive në këto minuta, me faulle të shumta në mesfushë. Më kërkues portugezët.

5′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Portugali ma Zhotën, që provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi u grushtua nga portieri.

1′ Starton sfida! Atmosferë elektruzuese në stadium, luhet në impiantin “Puskás Aréna” me kapacitet maksimal plot 60 mijë tifozës.

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"