VIDEO/ Ndeshje dramatike! Keko shtyn Korabin drejt Superiores me gol në minutën e 101-të. Flamurtari mbetet në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 0:01

VIDEO/ Ndeshje dramatike! Keko shtyn Korabin drejt Superiores me gol në minutën e 101-të. Flamurtari mbetet në Kategorinë e Parë

Korabi ka fituar ndeshjen play-off për ngjitjen në Kategorinë Superiore mes skuadrave të Kategorisë së Parë. Skuadra dibrane ka mundur në një ndeshje dramatike me shifrat 2-1 Flamurtarin, falë dy golave të Albers Kekos, të cilët çojnë në ndeshjen finale ndaj skuadrës së 8 të Superiores, ndërsa vlonjatët mbeten në Kategorinë e Parë.

bandicam 2023-05-28 19-02-55-620

Ndeshja ishte nën ritmin e vlonjatëve për pjesën më të madhe të kohës, pasi skuadra e Longos tentoi në çdo mënyrë të gjente golin. Por ishte i zakonshmi Albers Keko ai i cili i dha avantazhin skuadrës së tij në fundin e pjesës së parë.

Vlonjatët kërkuan me ngulm golin dhe në fund ia dolën që të barazonin me të riun Kondaj. Por ndërsa ndeshja po shkonte drejt fundit dhe pritej që fituesi të caktohej nga kohët shtesë, ishte përsëri Keko i cili në minutën e fundit shtesë realizoi golin e fitores duke i dhënë Korabit mundësinë e artë për t ‘u kthyer përsëri në Superiore.

FLAMURTARI-KORABI 1-2
81′ Kondaj /  45′, 90’+11′ Keko

NGJARJET KRYESORE

90’+18’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Korabit.

90’+11’-90’+17’ Plas sherri në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave. Vlonjatët protestojnë edhe te gjyqtari Xhaja pasi pretendonin se goditja nga këndi nuk ishte e rregullt. Në fund janë Marku i Korabit del me të kuq, ashtu si Ramadani dhe Bylykbashi të Flamurtarit.

90’+11’ GOOOL KORABI! Pas një goditje nga këndi, vjen goditja me kokë e Kekos i cili gjen përsëri golin dhe i jep avantazhin dibranëve.

90’+8’ Një ndërhyrje vendimtare e Tabakut ndal një kundërsulm të rrezikshëm të Lleshit i cili po i drejtohej portës.

90’+5’ Flamurtari ka qarkullim më të madh topit, por tani jo duke sulmuar më furishëm, pasi nuk do të rrezikojë kundërsulmet e dibranëve.

90’ Jepen 11 minuta shtesë, për shkak të ndërprerjes së gjatë të lojës për dëmtimin e Mziut.

88’ Flores harkon nga e majta rrezikshëm në zonë, Qyrani del dhe kontrollon topin.

81’ GOOOL FLAMURTARI! Pas një goditje nga këndi, Kondaj i sapofutur në lojë gjuan me kokë dhe barazon rezultatin.

81’ Longo hedh në fushë Kondajn, Bylykbashin dhe Lleshin të cilët marrin vendin e Liçajt, De Oliveiras dhe Fernandos.

80’ Kasalla i lë vendin Lilajt në radhët e Korabit.

72’ Demaj merr vendin e Mziut në fushën e lojës në radhët e Korabit.

72’ Pas disa minutash, lojtari largohet me barelë jashtë fushës së lojës mes duartrokitjeve të tifozëve, teksa loja rifillon.

66’ Moment i frikshëm teksa Sokol Mziu ka marrë një goditje të rëndë teksa po ndalte topin në hyrje të zonës. Kërkohet menjëherë ndërhyrja e stafit mjekësor dhe ambulancës.

63’ Marku i lë vendin Jotit në radhët e Korabit. Ndërsa te vlonjatët është Fabian Beqja i cili i lë vendin Erik Flores.

59’ Kundërsulm i shpejtë i dibranëve me dyshen Keko-Beshiraj, gjuajtja e këtij të fundit devijohet dhe përfundon në duart e portierit Kuka.

54’ Liccaj merr fundoren në të djathtën dhe hyn në zonë, Paplekaj largon sferën në momentin vendimtar.

51’ Luhet vetëm në gjysmëfushën e dibranëve në këto minuta të para, me Flamurtarin që është në kërkim të golit të barazimit për të hapur kualifikimin.

47’ De Oliveira i merre kohën daljes së Qyranit në të majtën por pastaj kthimi i tij drejt qendrës nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës për të çuar sferën në portën bosh.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Korabit.

45’+2’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Pedro Augusto i cili nuk gjen devijimin e duhur në zonë duke gjuajtur jashtë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ GOOOL KORABI! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, sfera shkon te Keko i cili me një kthesë të fortë çon topin në rrjetë.

40’ Flamurtari vazhdon të ketë mbajtjen e topit, por Korabi kundërsulmon rrezikshëm me Kekon duke detyruar Longon që të udhëzojë ekipin që të ndalojë me çdo kusht sulmuesin e rrezikshëm.

33’ Mundësi e artë për të shënuar e Kekos i cili shfaqet i vetëm para Kukës në një kundërsulm teksa gabon më pas gjithçka para katërkëndorit duke gjuajtur jashtë.

32’ Gjuajtje e fortë e Pjeshkës nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e portës.

22’ Vlonjatët pretendojnë për penallti pas prekjes së topit me dorë nga Paplekaj në zonë. Xhaja pret edhe vendimin nga salla e VAR-it e më pas bën shenjë që loja të vazhdojë.

19’ Igor nuk ia del pas një dëmtimi, në vend të tij në radhët e vlonjatëve aktivizohet Fabian Beqja.

16’ Pedro Augusto ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Mziut.

13’ Mundësi e shkëlqyer e Flamurtarit për të shënuar golin, pasi Ribaj merr topin në zonë dhe gjuan me një kthesë të shpejtë, por sfera devijohet mbi traversë.

9’ Mundësia e parë e mirë e skuadrës së Flamurtarit është me De Oliveira i cili gjuan me të majtën por gjen përgjigjen e Qyranit.

1’ Nis dueli në stadiumin “Arena e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Kuka, Pjeshka, Juri, Liçaj, Vitija, Ramadani, Fernando, Igor, De Oliveira, Ribaj, Pedro Augusto.
Trajner: D. Longo

KORABI: Qyrani, Selmani, Paplekaj, Lala, Mziu, Lila, Marku, Kasalla, Tabaku, Beshiraj, keko.
Trajner: Sh. Kumbarçe

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

4918e049-1d06-42df-9599-1003a5a9362d

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"