VIDEO/ Ndeshja në NBA ndërpritet nga sherri masiv, lojtarët përplasen keq me njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 16:58

VIDEO/ Ndeshja në NBA ndërpritet nga sherri masiv, lojtarët përplasen keq me njëri-tjetrin

Ndeshja e basketbollit në NBA midis Lejkërsave dhe Torontos, përfundoi me një sherr midis lojtarëve të dy ekipeve.
sherrrr

Shtatlartët humbën kontrollin teksa u përfshinë të gjithë në një konfrontim fizik, por më pas gjithçka u shua për të vazhduar minutat e mbetura të sfidës. Protagonist të sherrit ishin lojtarët Denis Shrëder dhe Anunobi, teksa në mbrojtje të shokut të tij u përfshi dhe basketbollisti tjetër Harrel, të cilët më pas u përjashtuan nga arbitri i ndeshjes për të mos e vazhduar më ndeshjen.

Ndeshjen e fituan Lejkërsat me rezultatin 110-101, dhe pse ishin në fushën e lojës pa yllin e tyre, LeBron Xhejms.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"