VIDEO/ Ndeshja e parë në kampionat, Bajern debuton me fitore të pastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 22:49

VIDEO/ Ndeshja e parë në kampionat, Bajern debuton me fitore të pastër

Bundesliga ngriti siparin mbrëmjen e sotme me ndeshjen midis kampionëve në fuqi, Bajernit të Myniut dhe Hofeneimit të Julian Nagelsman. Edhe njëherë Niko Kovaç ka treguar se di të prodhojë lojë dhe ka arritur të fitojë me rezultat të pastër 3-1. Bavarezët kaluan në avantazh që në minutën e 23 me një gol të shënuar nga Tomas Myler.

4F5E2A0A00000578-6095891-image-a-67_1535142684331

Ndërkohë në pjesën e dytë miqtë barazuan përkohësisht në minutën e 57 me Zalain, por më pas ka qenë Levandovski që ka shndërruar në gol një penallti të fituar nga Riberi e cila u qëllua dy herë. Herën e parë që u godit portieri arriti ta priste dhe topi iu kthye Robenit i cili e çoi në rrjetë, por arbitri pa VAR-in dhe goli u anulua pasi holandezi ishte nisur më parë se të goditej topi.

4F5E283000000578-6095891-image-a-68_1535142934264

Më pas ka qenë vetë holandezi i cili ka shënuar në kohën shtesë për të vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"