VIDEO/ Ndeshja e fundit me Atletikon, Torres dopietë dhe nderohet në mënyrë spektakolare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 20:26

VIDEO/ Ndeshja e fundit me Atletikon, Torres dopietë dhe nderohet në mënyrë spektakolare

Atletiko e Madridit e mbylli me një barazim 2-2 ndaj Eibarit në shtëpi, ndeshjen e fundit për këtë sezon në La Liga. Ekipi i Simeones e mbyll në vendin e dytë, me 79 pikë, 3 më shumë se Reali në vendin e tretë.

torres

Por, kjo ishte edhe ndeshja e fundit për Fernando Torres, që ishte kapiten, dhe për më tepër shënoi të dy golat e sfidës për ekipin e tij. Të gjithë lojtarët kishin në fanellë, edhe emrin e Fernando Torresit përpara, si shenjë respekti për të. Edhe tifozët i kishin përgatitur një koreografi spektakolare para fillimit të sfidës.

torres koreografia

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"