VIDEO/ Ndeshen me kryesuesit e Kategorisë së Parë, shikoni si trajneri i Lushnjës motivon lojtarët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2022 | 17:51

VIDEO/ Ndeshen me kryesuesit e Kategorisë së Parë, shikoni si trajneri i Lushnjës motivon lojtarët e tij

Lushnja luan ndeshjen e radhës në kampionat kundër kryesuesve të Bylisit. Një sfidë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh renditjen aktuale.

pjimage (1) (1)

Në stërvitjen e zakonshme në prag të kësaj sfide, trajneri Agim Canaj ka mbajtur një fjalim përpara lojtarëve të tij.

“Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për fjalë pasi luajmë me kryesueset. Ne luajmë në fushën tonë dhe duhet të jemi të përgatitur psikologjikisht dhe të gjitha kontributet e tjera. I gjithë grupi duhet të jetë në dispozicion nesër, ku do të bëjmë stërvitje në orën 2.”

Nëse do të ketë shi nuk do të hallakatemi, do të mundohemi këtu që të orientohemi me fushën. Nesër grupi që do jetë për ndeshje duhet të vijnë të përgatitur. Për programin do të flasim nesër. Sot do të bëjmë nxehje pas dy vrapimeve. Bylisi është një skuadër që nuk i duhet lënë të luajë topin.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"