Postuar: Gusht 29, 2018 | 12:57
VIDEO/ Ndërpritet Santos-Independiente, tifozët brazilianë përplasen me policinë
Sfida mes Santosit dhe Independientes, e vlefshme për 1/8 e Kupës Lipertadores, është kthyer në një arenë dhune. Takimi u ndërpre në minutën e 81-të për shkak të përplasjes mes forcave të rendit dhe ultrasve brazilianë. Shkak i përplasjes ishte vendimi për t’ia dhënë fitoren 3-0 në tavolinë ekipit argjentinas.
E gjitha kjo pasi Santosi kishte aktivizuar futbollistin Karlos Sançes, i cili rezultonte i skualifikuar nga një ngjarje e ndodhur në vitin 2015, kur mbante veshur fanellën e River Plejt. Independiente ka shkuar kështu në çerekfinale të kompedicionit, megjithëse Santos ka lajmëruar se do të ankimojë vendimin. Më poshtë video:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"