VIDEO/ Ndërhyrje në stilin “kung-fu”, ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid dërgon kundërshtarin në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2023 | 10:25

VIDEO/ Ndërhyrje në stilin “kung-fu”, ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid dërgon kundërshtarin në spital

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në sfidën e Kupës së Francës midis Hieres dhe Olimpik Marsejës, ku ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, Erik Beili, shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit të tij.

Collage Maker-08-Jan-2023-10.24-AM

28-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 15’, pasi shkaktoi një ndërhyrje në stilin “kung-fu” ndaj Musa Ndijae.

Kjo gjë bëri që ai të dilte menjëherë me urgjencë nga fusha e lojës, duke u futur në ambulance dhe më pas u transportua në spital.

Siç raportojnë mediat franceze, Ndijae është në gjendje të mirë dhe pritet të kryejë testet mjekësore për të parë dëmtimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"