VIDEO/ Ndërhyrje horror, shoku i Agollit lë Karabagun me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2017 | 22:21

VIDEO/ Ndërhyrje horror, shoku i Agollit lë Karabagun me 10 lojtarë

Teksa po luhet në Madrid, sfida mes Atletikos dhe Karabagut të Ansi Agollit, një ndërhyrje e rëndë ka ndodhur në pjesën e dytë.

atletiko karabag

Lojtari Pedro Henrike, pas një topi të gjatë, ka ngritur këmbën dhe ka goditur rëndë Diego Godin. Për arbitrin nuk kishte dyshime, dhe nxjerr direkt kartonin e kuq. Tashmë ekipi i Agollit detyrohet të luajë me 10 futbollistë pjesën e mbetur të lojës, teksa po ndahet në barazim 1-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"