VIDEO/ Ndërhyrje horror në Ballsh, arbitri nuk jep as karton të verdhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 23:15

VIDEO/ Ndërhyrje horror në Ballsh, arbitri nuk jep as karton të verdhë

 Një ndërhyrje e rëndë u regjistrua në sfidën Bylis-Skënderbeu ku vendasit triumfuan me rezultatin 1-0. Bëhet fjalë për minutën e 78-të, kur futbollisti i skuadrës ballshiote, Edison Ndreca, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit të Skënderbeut, Jorge Meksi.

bandicam 2020-06-20 19-17-21-760

I çuditshëm është fakti se gjyqtari Klodian Shahini nuk e ka ndëshkuar as me karton të verdhë futbollistin e Bylisit.

Kjo gjë ka acaruar tej mase stafin drejtues të Skënderbeut. Vlen për t’u theksuar se ndërhyrja ishte në limetet e kartonit të kuq. Futbollisti është larguar me këmbë të fashuar dhe duke çaluar në fundin e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"