VIDEO/ Ndërhyrje horror, futbollisti nuk njeh limite. Shikoni pamjet e tmerrshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 16:38

VIDEO/ Ndërhyrje horror, futbollisti nuk njeh limite. Shikoni pamjet e tmerrshme

Në kampionatin e futbollit në Katar në ndeshjen midis Katar-Al Ahli Doha, ndodhi një episod i paprecedentë ku futbollisti vendas, Kristian Seballos, bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj kundërshtarit të tij.

uau

Episodi ndodhi në minutën e 60’ të ndeshjes, teksa në një dyluftim për të marrë topin, Seballos goditi me takë në gjoks kundërshtarin e tij. Një ndërhyrje e rëndë që i kushtoi lojtarit të Katarit karton të kuq të menjëhershëm.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, teksa skuadra e Katarit arriti të barazonte 15 minuta para fundit të lojës, edhe pse ishte me 10 lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"