VIDEO/ Ndërhyrja horror, Liverpuli merr goditjen e rëndë. Van Dajk mbyll sezonin, ja sa mungon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 16:05

VIDEO/ Ndërhyrja horror, Liverpuli merr goditjen e rëndë. Van Dajk mbyll sezonin, ja sa mungon

Virxhil Van Dajk pësoi një dëmtim të rëndë ditën e djeshme, në derbin mes Evertonit dhe Liverpulit. Në minutën e 13’, portieri i Evertonit, Pikford në tentativë për të larguar topin, bën një ndërhyrje horror ndaj Van Dajk, që e detyron këtë të fundit të largohet nga fusha i lënduar.

van dijk

Që në pamje të parë dukej se do të kishte një dëmtim i rëndë, teksa kjo është konfirmuar së fundmi nga mediat angleze.

Mbrojtësi thuhet se ka këputur ligamentin e këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 7-8 muaj, deri në rikuperimin e tij të plotë. Në këtë mënyrë praktikisht sezoni mund të quhet i mbyllur për mbrojtësin holandez, rikthimi i të cilit mendohet të jetë në fund të majit ose qershorit të vitit tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"