VIDEO/ Ndërhyrja e vitit! Kualifikueset e Botërorit sollën një kryevepër në ndeshjen Kanada-Kosta Rika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 19:39

VIDEO/ Ndërhyrja e vitit! Kualifikueset e Botërorit sollën një kryevepër në ndeshjen Kanada-Kosta Rika

Hyrja e tifozëve në fushën e lojës për pak sekonda famë ka filluar të bëhet normalitet në vende të ndryshme gjatë ndeshjeve të futbollit. Por një tifoz në Kanada ka qenë me të vërtetë i pafat, pasi është ndeshur me stjuardin e gabuar.

roja

Në videon që është shpërndarë në rrjetet sociale si “ndërhyrja e vitit”, shihet momenti kur një tifoz u fut në fushë gjatë ndeshjes mes Kanadasë dhe Kosta RIkës, të vlefshme për kualifikueset e Botorit të zonës së Amerikës së Veriut dhe Qendrore. Stjuardët në stadiumin e Edmonton u vunë menjëherë në ndjekje të tij  por ai vrapoi drejt portës.

Gjithsesi, nuk ishte i shpejtë sa duhet dhe u arrit nga një prej stjuardëve i cili me një ndërhyrje të jashtëzakonshme e bllokoi dhe e përplasi në tabelat e reklamave, duke e shtrirë më pas në tokë.


PANORMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"