VIDEO/ Ndërhyrja e Vangjelit tërboi trajnerin e Dinamos: Gjuaj të q***** mamin, 3 metra larg portës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 12:23

VIDEO/ Ndërhyrja e Vangjelit tërboi trajnerin e Dinamos: Gjuaj të q***** mamin, 3 metra larg portës!

Në minutën e 16 të ndeshjes së djeshme mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut në Ligën e Europës, teksa rezultati ishte 0-0, Garmash pati një rast mjaft të mirë në zonën e korçarëve duke dalë i vetëm përballë Shehit, por ai preferoi të pasonte në vend që të gjuante dhe në atë moment Kristi Vangjeli bëri një ndërhyrje vendimtare duke i larguar topin.

vangjeli shehi dinamo skenderbeu

Mediat ukrainase kanë vënë re nga video e transmetimit të ndeshjes se në këtë moment trajneri i Dinamos së Kievit, Aleksandër Khaskeviç, është tërbuar me futbollistin e tij dhe dëgjohet duke përdorur fjalë ofenduese.

“Gjuaj të q***** mamin, 3 metra larg portës”, dëgjohet të thotë ai i acaruar pas humbjes së një rasti mjaft të pastër nga Garmash. Në pushim të ndeshjes, Khaskeviç e zëvendësoi Garmashin duke hedhur në fushë Moraesh, dhe ky i fundit rezultoi vendimtar në përmbysjen e rezultatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"