VIDEO/ Ndaloi t’i hidhte karburant makinës së tij, Obamejangut i ndodh e papritura nga tifozi i Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 16:52

VIDEO/ Ndaloi t’i hidhte karburant makinës së tij, Obamejangut i ndodh e papritura nga tifozi i Totenhemit

Sulmuesi i Arsenalit, Pierr-Emerik Obamejang është përballur me një situatë të papritur ndërkohë që ndaloi në një karburant për të furnizuar makinën e tij.pjimage (1)

Sulmuesi nga Gaboni, ndërkohë që po furnizonte makinën e tij, Obamejang pa aty afër një tifoz të Totenhemit, i cili filloi të tallej me të.

“Spurs”-at fituan me rezultatin 2-1 në derbin e Londrës së Veriut dhe për këtë arsye tifozi nisi të tallej me Obamejang duke i kujtuar atij pikërisht derbin dhe rezultatin aty.

Sulmuesi u tregua i përmbajtur teksa nuk reagoi, por pasi mbaroi punën në karburant mori makinën e tij dhe u largua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"