VIDEO/ Natë e tmerrshme për Mbape! Humb dy penallti, gabon me portën bosh dhe dëmtohet në vetëm 20 minuta lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 21:53

VIDEO/ Natë e tmerrshme për Mbape! Humb dy penallti, gabon me portën bosh dhe dëmtohet në vetëm 20 minuta lojë

Kilian Mbape ka përjetuar 20 minuta të tmerrshëm në ndeshjen që luajti sot PSG me Montepelje në kampionatin francez. Ylli i parisienëve, ishte titullar por la fushën e lojës pas 20 minutash ku ajo që tregoi la shumë për të dëshiruar.

mbape

PSG fitoi penallti që në startin e sfidës dhe Mbape kishte mundësinë që të shënonte nga pika e bardhë, por gjeti përgjigjen e portierit Lekomt. VAR-i sinjalizoi se penalltia duhej të përsëritej sepse portieri kishte lëvizur nga vija e portës dhe Mbape iu dha mundësia e dytë për të realizuar.

Por edhe këtë herë ai pa topin të devijohej nga portieri duke u kthyer nga shtylla. Sfera shkoi përsëri në këmbët e tij, por këtë radhë, edhe pse me portën e boshatisur, ai fluturoi topin jashtë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pak minuta më vonë lojtari kërkoi zëvendësim për probleme muskulore, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjeve që në minutën e 20 të takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"