VIDEO/ Napoli zbret Milanin një “kat” më poshtë, “luftë” e ashpër për Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 21:35

VIDEO/ Napoli zbret Milanin një “kat” më poshtë, “luftë” e ashpër për Ligën e Europës

Napoli mori një fitore të rëndësishme në javën e 31-ë të kampionatit italian duke mposhtur me rezultatin e ngushë 1-2 Xhenoan.
EcbVy6iXgAAqkf1
Megjithëse luan kundër vendit të 18-ë në kampionat, skuadra e Xhenaro Gatuzos nuk e pati të lehtë fitoren. Mertens zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë.

Goldaniga rihapi sfidën 4 minuta nga fillimi i pjesës së dytë.

Hirving Lozano, lojtari i konsideruar një “dështim” te napolitanët shënoi golin e fitores në fushën e Xhenoas.

Napoli parakalon Milanin në klasifikim duke i zbritur kuqezinjtë në vendin e gjashtë, pozicion play-off për të marrë pjesë në Ligën e Europës.

FT| Xhenoa-Napoli 1-2
Goldaniga 49’/ Mertens 45’+1, Lozano 66′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"