VIDEO/ Napoli i Hysajt i pamëshirshëm, shkatërron Fiorentinën me 6 gola dhe “tremb” Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 14:35

VIDEO/ Napoli i Hysajt i pamëshirshëm, shkatërron Fiorentinën me 6 gola dhe “tremb” Juventusin

Napoli, ku titullar ishte ditën e sotme mbrojtësi i Kombëtares, Elsedi Hysaj, është treguar i pamëshirshëm me Fiorentinën, që ka mposhtur me rezultatin 6-0.

88aac70df2d203733b4abfa13a315db5o2

Pjesa e parë, u mbyll 4-0 në favor të skuadrës së Gatuzos, flaë golave të Insinjes në minutën e 5’, Deme në minutën e 36’, Lozano në minutën e 38’ dhe Zielinksi në minutën e 45’. Edhet në pjesën e dytë vendasit nuk u ndalën, teksa shënuan edhe dy herë të tjera, me Insinjen në minutën e 72’ dhe Politanon në minutën e 89’.

Napoli ngjitet kështu në vendin e tretë me 34 pikë, duke lënë pas Juventusin dhe Romën, dhe duke iu dërguar një mesazh të qartë bardhezinjve të Pirlos, me të cilët do të përballen pas 3 ditësh për Superkupën e Italisë.

NAPOLI-FIORENTINA 6-0

Insinje 5′, 72′, Deme 36′, Lozano 38′, Zielinski  45′, Politano 89′


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"