VIDEO/ Goli i Xhenoas ndaj Napolit, tifozët “i përvishen” Hysajt: Çfarë po…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 23:30

VIDEO/ Goli i Xhenoas ndaj Napolit, tifozët “i përvishen” Hysajt: Çfarë po…

Skuadra e Napolit arriti të fitonte në transfertë përballë skuadrës së Xhenoas me rezultatin 1 me 2, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë. Te goli i parë i Xhenoas mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ishte pak me vonesë për të larguar një top me kokë, duke i lënë hapësirë kundërshtarit që të shënojë. Ai është vlerësuar me notë 5 nga mediat italiane.

dbfjgdf

Ndërsa kaq ka mjaftuar që në “Twitter” të fillojnë dhe t’ia vendosin fajin mbrojtësit shqiptar. Fansat kanë shkruar kundër Hysajt, teksa njëri prej tyre ka preferuar që të luajë Malkuit në vend të tij. Ndërsa faqja e tifozëve të Napolit ka shkruar: “Çfarë është Hysaj duke bërë?”. Por kritika nuk ka vetëm për lojtarin e Kombëtares shqiptare pasi shumë fansa flasin edhe kundër lojtarit Marko Rui të cilin e konsiderojnë të pavlerë si lojtar.bdfgdff

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"