VIDEO/ Napoli “ngrihet nga varri” dhe shkurorëzon Lacion, “skuqet” Hysaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 23:40

VIDEO/ Napoli “ngrihet nga varri” dhe shkurorëzon Lacion, “skuqet” Hysaj

Napoli arrin të kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke eliminuar favoritët e Lacios me rezultatin 1-0.

1579640229_844

Trajneri i “të kaltërve” Xhenaro Gatuzo siguron rezultatin e parë të rëndësishëm me ekipin napolitan duke arritur të shkurorëzojë fituesit e Kupës së Italisë nga ky kompeticion. Një gol spektakolar i Lorenco Insinjes në minutën e dytë të ndeshjes mjaftoi që Napoli të vazhdojë aventurën në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit italian.

Elseid Hysaj dhe Lukas Leiva u ndëshkuan me karton të kuq në pjesën e parë.

Kjo fitore për Napolin ka shumë domethënie në aspektin moral duke mposhtur ekipin më të frikshëm në Itali për momentin, Lacion, të cilët mundën 2 herë brenda 1 muaji Juvendusin në kampionat dhe në Superkupën e Italisë.

NAPOLI-LACIO 1-0  (FT)
Golashënues: Insinje 2′

Ora 20:45

Formacionet zyrtare:

piktura

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"