VIDEO/ Napoli merr Kupën kundër Juves, Hysaj fiton trofeun e parë në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2020 | 23:59

VIDEO/ Napoli merr Kupën kundër Juves, Hysaj fiton trofeun e parë në Itali

Napoli është fituesi i Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur Juventusin, pas gjuajtjeve të penalltive, pasi 90 minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura. Elseid Hysaj fiton kështu trofeun e tij të parë në karrierë, teksa i mposhtur nga kjo ndeshje ka dalë sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni, i cili ishte në stol me Juven për ndeshjen e sotme, por nuk ia doli të debutonte.pjimage

Ndeshja nisi mirë për të dyja skuadrat që kishin disa mundësi shënimi, por nuk ia dolën. Në minutën e 24’, Insinje lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por topi ndalet në shtyllë.

Pjesa e parë u mbyll me rrejta të paprekura, ndërsa e dyta nisi përsëri me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënojë të paktën një gol.

Në fundin e ndeshjes të besuarit e Gatuzos e kishin rastin për të shënuar, por përsëri u ndalën nga shtylla. Nga pika e bardhë e penalltive napolitanët u treguan më të saktë, duke e fituar ata Kupën e Italisë.

 

FT| Napoli-Juventus 0-0

Rez. Penalltive 4-2

KOMENTI LIVE: 

Penalltitë:

Milik: Shënon

Ramsej: Shënon

Maksimoviç: Shënon

Bonuçi: Shënon

Politano: Shënon

Danilo: Gabon

Insinje: Shënon

Dibala: Gabon
Mbyllet koha e rregullt, skuadrat i drejtohen penalltive.
93′ Shpëton për mrekulli skuadra e Sarrit në fund, shtylla shpëton përsëri bardhezinjtë.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

83’ Pranë golit Insinje, i cili merr një top shumë të mirë nga Politano në zonë, por gjuan keq me të majtën.

70’ Krosim i rrezikshëm nga Dibala, me topin që shkon drejt portës së mbrojtur nga Meret, por ky i fundit grushton.

67’ Rrezikon Napoli me Politanon, i cili lëshon një predhë nga jashtë zone, por topi kontrollohet me vështirësi nga Bufon.

62’ Minuta të mira për Juventusin, që provon të depërtojë në zonën e Napolit, por pa sukses. Bardhezinjtë provojnë me gjuajtje nga jashtë zone, por pa sjellë shumë problem.

Mbyllet pjesa e parë!

42’ Tjetër rrezik i napolitanëve, Insinje lëshon një predhë nga jashtë por Bufon grushton dhe e dërgon topin në goditje këndi.

40’ Pranë golit Napoli, Deme shpërthen në zonën e bardhezinjve, gjuan në drejtim të portës fort, por pret Bufon.

24’ Flirton me golin Napoli! Insinje lëshon  një predhë nga goditja e dënimit, por topi përplaset në shtyllën e portës së mbrojtur nga Bufon.

20’ Rrezikon përsëri Juventusi me Bentankur i cili lëshon një predhë nga jashtë zone, por Meret kontrollon gjithçka.

17’ Dominojnë bardhezinjtë këto minuta të para, teksa kërkojnë me ngulm golin, por ekipi i Gatuzos është i vendosur mirë prapa.

5’ Kërcënimi i parë është nga Juventusi, teksa Ronaldo provon më një gjuajtje të fortë pas një pasimi të marrë nga Dibala, por mbyll gjithçka Meret me një pritje të bukur.

Starton finalja e Kupës së Italisë në “Olimpico”, skuadrat në sulm për trofeun!

FORMACIONET ZYRTARE:

Napoli: Meret, Di Lorenco, Maksimoviç, Kulibali, Mario Rui, Fabian Ruiz, Deme, Zielinski, Insinje, Mertens, Kajehon. Trajner: Xhenaro Gatuzo.

Juventusi: Bufon, De Ligt, Bonuçi, Kuadrado, Aleks Sandro, Pjaniç, Bentankur, Matuidi, Duglas Kosta, Dibala, Ronaldo. Trajner: Mauricio Sarri.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"