VIDEO/ Napoli luante në Skoci, dëgjoni si e përjetoi qyteti golin e avantazhit me Politanon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 23:51

VIDEO/ Napoli luante në Skoci, dëgjoni si e përjetoi qyteti golin e avantazhit me Politanon

Futbolli në qytetin e Napolit është më shumë se sa sport. Dhe këtë e kupton shumë mirë sa herë që skuadra napolitane zbret në fushë.

asdasdasdsadsadsd

I gjithë qyteti ndalet dhe të gjithë janë të përqendruar te sfida e ekipit. Për ta kuptuar më mirë, mjafton të shohësh se si e ka përjetuar i gjithë qyteti ndeshjen e të mërkurës në darkë në Ligën e Kampioneve.

Napoli luante në transfertë ndaj Rejnxhërs dhe dominoi duelin ndaj skocezëve duke fituar 3-0. Për të kuptuar më mirë ankthin dhe emocionet e napolitanëve që i pritnin në shtëpi të mbërthyer para televizorëve, mjafton të dëgjoni ulërimën që u dëgjua në të gjithë qytetin kur Politano shënoi me penallti në minutën e 68 golin e parë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"