VIDEO/ Napoli kryesues tani është i frikshëm, Lacion e shpëton Imobile

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 20:36

VIDEO/ Napoli kryesues tani është i frikshëm, Lacion e shpëton Imobile

Dy ndeshjet e Serisë A, Sampdoria-Napoli dhe Torino-Lacio prodhuan plot 6 gola.

napoli insinje osimhen

Napoli shkatërroi 0-4 në transfertë Sampdorian duke marrë kryesimin e Serisë A me 15 pikë të plota pas 5 ndeshjesh. Skuadra e Spaletit kaloi në avantazh që në minutën e 10-të me anë të sulmuesit Osimhen ndërsa Ruiz dyfishoi shifrat në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë ishte identike me të parën, me Osimhen i cili realizoi të dytin personal dhe të tretin për napoletanët. Zilinski vulosi shifrat në 0-4 në minutën e 59-të duke i dhënë 3 pikë mjaft të vlefshme Napolit që e ngjitin në krye të Serisë A.

Në sfidën tjetër, Lacio mori një pikë të vuajtur përballë Torinos duke barazuar 1-1. Torinezët kaluan të parët në avantazh me Pjacën i cili realizoi një supergol me kokë në minutën e 76-të, por Imobile shpëtoi bardhekaltrit duke realizuar një 11-metërsh në minutën e fundit të takimit.

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj luajti për 90 minuta, ndërsa Vedat Muriqi u aktivizua vetëm në minutën e 79-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"