VIDEO/ Napoli i Hysajt nuk e diskuton Shakhtarin, Reali tallet me APOEL-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 23:11

VIDEO/ Napoli i Hysajt nuk e diskuton Shakhtarin, Reali tallet me APOEL-in

U luajtë mbrëmjen e sotme 8 sfidat e vlefshme  për Ligën e Kampionëve, në grupet G, E, H, F. Napoli i Elseid Hysajt mposhti me rezultatin 3-0 ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Golat për italianët u shënuan nga Insinje, Zielinski dhe Mertens. Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj u aktivizua 90 minuta, duke qënë një nga më të mirët në fushë.

 

champions-league

Supersfida tjetër e mbrëmjes mes Dortmundit dhe Totenhemit rezultoi spektakolare, ku vendasit kaluan të parët në avantazh me Aubamejang, ndërsa anglezët përmbysën rezultatin me Kejn dhe koreano-jugorin Son.

hysaj

Kampionët në fuqi të Real Madridit janë argëtuar në transfertën qipriote duke fituar me rezultatin e thellë 0-6. Më në fund zhbllokohet sulmi i madrilenëve. Kristiano Ronaldo dhe Benzema shënuan dopietë në sfidën e sotme, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Modriç me Naçon.

Një sfidë dramatike ajo mes Seviljas dhe Liverpulit. Në minutën e 30-të anglezët ishin duke udhëhequr me rezultatin 0-3, spanjollët nuk u dorëzuan për asnjë moment pavarësisht disavantazhit të tre golave dhe në fund arritën të merrnin një pikë. Një gol në minutën e 93-të shokoi skuadrën e Jurgen Klop.

champions-499x280

Në sfidat e tjera, Mançester Siti mposhti Fejnordin me rezultatin 1-0, ndërsa Lajpcig poshtëroi Monakon duke e mundur në transfertë 1-4.

Kujtojmë që në orën 18:00 u luajtën 2 takime Beshiktash-Porto dhe Spartak Moskë – Maribor të cilat përfunduan me shifra të barabarta 1-1.

GRUPI F

Napoli – Shakhtar 3-0

Insinje 56′, Zielinski 81′, Mertens 83

Mançester Siti – Fejndord 1-0

Stërling 88′

GRUPI H

Dortmund – Totenhem 1-2

Aubamejang 31′ / Kejn 49′, Son 76′

APOEL – Real Madrid 0-6

Modriç 23′, Benzema 39′,45+1′, Naço 41′, Ronaldo 49′, 54′

GRUPI G

Monako – Lajpcig 1-4

Falkao 43′ / Xhemerson 6′ (autogol), Verner 9′,31′, Keita 45

GRUPI E

Sevilja – Liverpul 3-3

Ben Jader 51′, 59′, Pizarro 90+3  / Firminjo 2′,30′ Mane 22′

 

Në orën 18:00

Beshiktash – Porto 1-1

Spartak Moskë – Maribor 1-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"